Të futura rishtas në treg për t'u përballur denjësisht me një produkt të importuar tash 30 vjet, për biskotat Sempre, prodhim vendi, nevojitej një... MË SHUMË
Themeluar në vitin 2003, agjencia jonë u bë pjesë e rrjetit global Ogilvy & Mather më 2006, duke u bërë kështu rrjeti i parë ndërkombëtar që futet në tregun kosovar. Sot, ne jemi kompani udhëheqëse në fushat e reklamimit dhe komunikimit të marketingut në Kosovë.
Themeluar në vitin 1948 nga David Ogilvy në New York, Ogilvy & Mather është një prej kompanive më të mëdha në botë në fushat e reklamimit, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun.
Sot, kjo agjenci numëron 450 zyra në të gjithë botën, me më shumë se 14.000 të punësuar në më shumë se 50 gjuhë.
Ogilvy & Mather është rrjeti i vetëm global me prezencë në çdo shtet të Ballkanit. Me qendër në Lubjanë, Slloveni, iNetwork është grupi i Ogilvy kompanive në rajonin e Adriatikut.