Tung : Lajme : Fëmijët e fshatërave më të izoluara në veri gëzojnë fundvitin
 
Fëmijët e fshatërave më të izoluara në veri gëzojnë fundvitin
Kumtesë lidhur me Ekipi në Kosovë më 22.12.2011
 
MITROVICË, KOSOVË - Agjencia udhëheqëse publicitare në Kosovë, Ogilvy | Karrota, organizoi një aksion simbolik humanitar, duke u dërguar 50 dhurata fëmijëve që jetojnë të izoluar në fshatërat e veriut të Kosovës, Cerajë, Koshtovë dhe Bistricë të komunës së Albanikut.

Përfaqësues të agjencisë falën dhuratat në shkollën që gjindet në Bistricë, në të cilën mësojnë fëmijët e këtyre fshatërave. Dhuratat përmbanin prodhime të vendit, të cilat i falën kompanitë Liri Prizren, prodhues i biskotave Sempre dhe ëmbëlsirave tjera të ndryshme, ASK Foods, prodhues i reçelave, marmelladave dhe lëngjeve natyrale të frutave, Vipa Chips, prodhues patatesh, lodra nga Rex Balloons si dhe fletore e lapsa nga vetë agjencia.

Flutura Ibrahimi, Drejtore për Marrëdhënie me Klientë, duke ua uruar një vit më të mbarë dhe me më shumë shpresë sesa viti që po shkon, tha "Kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për këta fëmijë të cilët, kështu të izoluar, kanë shumë pak çaste të gëzuara dhe meritojnë më shumë.” Duke i ftuar të gjithë që, në një mënyrë ose tjetër, t’i kushtojnë më shumë vëmendje, ndihmë dhe dashuri të gjitha familjeve në Kosovë që jetojnë në kushte të rënda, që së paku të përjetojnë ndërrimin e motmoteve të gëzuar.



(Fotot: Majlinda Hoxha)
 
 
Rekomendoja të tjerëve
 
Vlerësoje këtë postim