Çmime dhe njohje
Ogilvy | Karrota është agjencia e vetme në rajon e shpërblyer me Luanin e Artë në Cannes, në kategorinë e dizajnit, për krijimin e
NEWBORN, Monumentit që shënon Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Për më tepër, ne jemi shpërblyer edhe me disa çmime tjera prestigjoze ndërkombëtare, të shënuara kronologjikisht më poshtë.
The One Show Merit
Për projektin Monumenti NEWBORN më 04.05.2009
Kategoria Dizajn, për klientin Qev. e Kosovës

The One Show shpërblen punën më të mirë në fushën e reklamimit për shtyp, radio, televizion, dizajn, interaktivë, etj. Festivali mbahet çdo vit në New York, SHBA.
David Award i Bronztë
Për projektin Monumenti NEWBORN më 27.04.2009
Kategoria të ndryshme, për klientin Qev. e Kosovës

David Awards shpërblen punën më të mirë në mes të zyrave të Ogilvy në mbarë Evropën Qendrore dhe Lindore, e cila votohet nga të gjithë punëtorët.
Eurobest i Argjendtë
Për projektin Monumenti NEWBORN më 02.12.2008
Kategoria Dizajn, për klientin Qev. e Kosovës

Eurobest-i i 21-të - Festivali i parë evropian i reklamimit, i mbajtur më 1 - 3 dhjetor '08 në Stokholm, Suedi, shpërbleu më të mirët e Evropës në dizajn dhe reklamim.
Finalist në LIA
Për projektin Monumenti NEWBORN më 10.11.2008
Kategoria Dizajn, për klientin Qev. e Kosovës

Festivali i 23-të ndërkombëtar, London International Awards, mbajtur në Londër, Britani e Madhe, më 10 nëntor 2008.
Golden Drum Grand Prix
Për projektin Monumenti NEWBORN më 07.10.2008
Kategoria Dizajn dhe drejtim artistik, për klientin Qev. e Kosovës

Festivali i 15-të ndërkombëtar, Golden Drum, i mbajtur në Portorozh, Slloveni, më 5 - 10 tetor '08, shpërbleu më të mirët në Evropën Qëndrore dhe Lindore.
Luani i Artë Cannes
Për projektin Monumenti NEWBORN më 17.06.2008
Kategoria Dizajn, për klientin Qev. e Kosovës

Festivali i 55-të Ndërkombëtar i Reklamimit, i mbajtur në Cannes, Francë, prej 15 deri 21 qershor 2008. Festivali më i madh i reklamimit në botë.
Clio i Argjendtë
Për projektin Monumenti NEWBORN më 16.05.2008
Kategoria Dizajn, për klientin Qev. e Kosovës

Festivali i 49-të Clio Awards, i mbajtur në South Beach, Miami, Florida, më 14 -17 maj '08. Clio Awards shpërblen madhështinë kreative në reklamim dhe dizajn.
Imelda Ogilvy Peanut i argjendtë
Për projektin Pije një çaj me BA më 14.10.2006
Kategoria Interaktive, për klientin British Airways

Peanut Awards të rrjetit Imelda Ogilvy shpërblejnë punimet më të mira, të krijuara nga zyrat Ogilvy në rajonin e Ballkanit.
Imelda Ogilvy Nutty Peanut
Për projektin Flash-i i përdorur mirë më 14.10.2006
Kategoria Interaktive, për klientin Ogilvy

Peanut Awards të rrjetit Imelda Ogilvy shpërblejnë punimet më të mira, të krijuara nga zyrat Ogilvy në rajonin e Ballkanit.