Tolero gjenialitetin
Themeluar në vitin 2003, agjencia jonë u bë pjesë e rrjetit global Ogilvy & Mather më 2006, duke u bërë kështu rrjeti i parë ndërkombëtar që futet në tregun kosovar. Sot, ne jemi kompani udhëheqëse në fushat e reklamimit dhe komunikimit të marketingut në Kosovë.
Të përkushtuar ndaj produksionit kreativ dhe përdorimit inovativ të mediave, jemi të specializuar në
fushata reklamimi,
markë dhe identitet,
dizajn & publikime,
media interaktive,
marrëdhënie me publikun,
menaxhim ndodhish (evenimentesh),
promocione dhe
menaxhim mediash.
Ogilvy Worldwide
Themeluar në vitin 1948 nga David Ogilvy në New York,
Ogilvy & Mather është një prej kompanive më të mëdha në botë në fushat e reklamimit, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun.
Sot, kjo agjenci numëron 450 zyra në të gjithë botën, me më shumë se 14.000 të punësuar në më shumë se 50 gjuhë.
Ogilvy & Mather është rrjeti i vetëm global me prezencë në çdo shtet të Ballkanit. Me qendër në Lubjanë, Slloveni,
iNetwork është grupi i Ogilvy kompanive në rajonin e Adriatikut.